*Asambleja e pergjithshme dhe antarsimi ne OKB Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta. Çdo shtet anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 përfaqësues. Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta). Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme.. Mbledhjet e këtilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej çastit kur është bere kërkesa. Asambleja ka 7 komitete: 1.qeshtja e siguris nderkombtare dhe qarmatimi 2.qeshtje ekonomike 3.qeshtje sociale, humanitare, kulturore 4.qeshtje e shkolonizimit 5.qeshtje administrative buxhetore 6.qeshtje juridike 2. Traktatet hyrja ne fuqi -Jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nderkombetare. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente. TN mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve: -sipas lendes (politike, ekonomike) -sipas objektivave (paqes, mbrojtjes) -formes (me shkrim, me goje) -menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta) -kohes sa do jene ne fuqi -hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj. Sipas veprimit te normave juridike TN ndahen ne: -Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se drn. -Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve.
3.Paprekshmeria dhe imunitetet e perfaqsuesve diplomatik-imuniteti ne lemin penal - Përfaqësuesit e jashtëm nuk mund të nxirren para gjyqit në shtetin ku janë akredituar e as të dënohen nga gjyqet lokale. Konventa e Vjenës parasheh që imuniteti penal vlen për të gjitha veprat pa përjashtim. Për përfaqësuesit e jashtëm diplomatik vlejnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo kjo nuk do të thotë që përfaqësuesit diplomatik nuk duhet të respektojnë normat juridike të
shtetit ku janë akredituar. Megjithatë, përjashtimi nga përgjegjësia penale në shtetin e akredituar, nuk do të thotë edhe lirim nga përgjegjësia në shtetin e dërgimit. Pas kthimit të tij, shteti që e dërgon mund të ndërmarrë masa kundër personit që ka cenuar normat e shtetit territorial. Agjentët diplomatik nuk janë të detyruar as që të dëshmojnë. Përfaqësuesi diplomatik mund të heqë dorë nga imuniteti vetëm me pëlqimin e shtetit të vet, për shkak se imuniteti nuk i është dhënë atij si person, por i është dhënë për t’i bërë të mundur të kryej detyrën e tij pa pengesa. Në kohërat e sotme, shteti akreditues mund të kërkoj që përfaqësuesi diplomatik të tërhiqet, e në rastet më të rënda shpallet persona non grata dhe urdhërohet që të largohet nga shteti. 4.Mjetet gjyqesore per zgjidhjen e msmarrveshjes nderkombetare – arbitrazhi -Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët ne baze te respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me pajtimin e palëve
5.Perkufizo nocionin e te Drejtes Nderkombetare ,trego subjektet dhe numro burimet e saj -DN është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare. -Ndarja e te DN: -E dr.nderkombetare publike -E dr. Nderk. Private -E dr. Nderk. E pergjithsme -Burimet e DN klasifikohen ne: 1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare, parimet e përgjithshme juridike) 2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe doktrina) dhe 3. Rezolutat ndërkombëtare
6.Format e varesise se shteteve-protektorati - Varesi nenkupton mardhenjet midis shtetit superior dhe shtetit inferior. Vasaliteti edhte form e varsis politike. Ai eshte karakteristik per kohen e feudalizmit, ndersa ne te drejten nderkombtare perfaqson raport midis nje shtreti te fort (suzerenit) dhe shtetit te varur (vasalit). Ne plan te brendshem shteti vasal eshte nje shtet gjysme sovran sepse i nenshtrohet lejimit nga shteti suzeren. Protektorati edhte form e raporteve midis potektorit dhe te
protektuarit. Eshte marrveshje me shkrim qe behet nga protektori dhe i protektuari. Permbajtja e ketyre marrveshjeve ndryshon sipas rasteve nderkaq keto shtete vihen nen mbrojtjen e shtetit me te fort. 7.Aktet nderkombetare te njeanshme juridikr-heqja dore Aktet e njëanshme ndahen ne: - akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , - te varura (oferta, pranimi, rezerva ) - te përziera. -Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit. 8.Keshilli i sigurimit te OKB-se -Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët: 5janë anëtare te përhershëm (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës Latine , 2 vende Evropës- P) Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë arsye çdo anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një përfaqësues ne selinë e OKB-se… Funksionet-KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
9.Interpretimi i traktateve ,subjektet e interpretimit dhe metodat e interpretimit -interpretimi do te thot gjetja e kuptimit te sakt te normes/traktatit mbi te cilen eshte arritur marrveshja ne menyr qe te eliminohen paqartesit. subiektet e interpretimit: Autoret-interpretimi doktrinar, Shtetiinterpretimi zyrtar i brendshem dhe shum shtete bashkarishtinterpretimi zyrtar nderkombtar Metodat: interpretimi literar,sistematik,logjik, historik 10.Paprekshmeria dhe iminitetet e perfaqsuesve diplomatik – imuniteti ne lemin civil - Arsyetimi i imunitetit civil është i njëjtë si ai për imunitetin penal. Mirëpo, rëndësia e tij është shumë më e vogël, për shkak se këtu nuk është fjala për dënim por për aktpadi private për sendet personale dhe pasurinë e personave diplomatik. Përfaqësuesi diplomatik mund të heqë dorë nga imuniteti civil. Heqja dorë jepet shprehimisht ose heshtazi. Gjyqet e vendin po ashtu mund të pranojnë aktpadi të cilat i paraqesin përfaqësuesit diplomatik. Janë tri raste sipas Konventës së Vjenës sipas së cilave nuk vlen imuniteti i përfaqësuesve diplomatik: 1) përfaqësuesi diplomatik nuk gëzon imunitet në rast të aktpadisë që ka të bëjë me pasurinë private të patundshme në territorin e shtetit ku është akredituar; 2) në rast të aktpadisë ku përfaqësuesi diplomatik
paraqitet si trashëgimtar i pasurisë private të lënë me testament; 3) dhe në rast se ndaj përfaqësuesit diplomatik është ngritur aktpadi që ka të bëjë me veprimtarinë tregtare çfarëdo qoftë ajo, kur ushtrohet jashtë funksioneve diplomatike (jashtë detyrës zyrtare).
11.Mjetet diplomatike per zgjidhjen e mosmarrveshjeve nderkombetare-sherbimet e mira dhe Ndermjetesimi -E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare: -Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi, hetimi , pajtimi) -Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore). -Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike , gjyqësore te posaçme) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi – -a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një pale te trete mike, qe ndihmon ne gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . -b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një grupi shtetesh ose ndonjë personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve.
12.Lindja e shteteve dhe kushtet te cilat te plotesoje nje shtet sipas te drejtes Nderkombetare -Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me rte rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjere” ose “Si bashkesi qe ne nje hapesire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk eshte e nenshtruar nga asnje organizate tjeter”. Elementet e shtetit: popullsia e perhershme, territori, pushteti sovran. 13.Pergjegjesia nderkombetare e shteteve –pergjegjesia e shtetit per organet ligjdhenese - Ekziston nese nje shtet: 1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare. 2. leshon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet
ndekombetare. 14.Emerimi i perfaqsuesve diplomatik-agrementi. -Secili shtet ka ato kriteret per emerimin e perfaqesuesve diplomatike , mirëpo të shumica e kërkohet plotësimi i një numri të madh të kushteve të ndryshme., siq jane:mosha e caktuar,origjina familjare, nderëshmëria, edukata e mirë dhe ajo mmë kryesorja njohja e gjuhëve diplomatike e të tjera. Para se të bëhet emërimi duhet të kërkohet nga pala tjetër se e pranon kandidatin e caktuar. shteti që e bënë akreditimin, duhet të ketë dëshmi dhe të jetë i sigurt se shteti i prannimit e ka dhëne “agrementin” (pëlqimin)për emërimin e kandidatit.Kjo kërkesë përmban të dhënat për kanditatin siç janë: të dhënat biografike, funksionet e më parshme, gjendjen famjiljare e të tjera.