[email protected] 044443073viber
Pyetje dhe përgjigjje nga Politika Ekonomike 1.Ç’është Ekonomia e Aplikueshme ? Ekonomia e Aplikueshme është shkencë ekonomiko-shoqërore e cila studion rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik brenda çdo ekonomie kombëtare duke i kushtuar kujdes të njëjtë prodhimit , konsumit , shpërndarjes dhe prodhimit. Po ashtu studion masat dhe instrumentet që i ndërmerr dhe aplikon shteti në realizimin e tij në fushën e ekonomisë.
2.Si përkufizohet ekonomia e aplikueshme nga disa autorë ? -Disa autorë ekonominë e aplikueshme që e zbaton shteti , e definojnë si “ aspekti ekonomik i politikës shtetërore në kuptim të gjerë “ , kurse interaksioni i gjithanshëm faktorëve ekonomik , politik dhe shoqëror në jetën publike është shkak i paraqitjes së përgjithshme të kërkesës për udhëheqje efikase dhe adekuat të ekonomisë së aplikueshme.
3.Cilat janë problemet që më së shumti sot e mundojnë shoqërinë bashkëkohore ? -Problemet që më së shumti e mundojnë sot shoqërinë bashkëkohore konsiderohen : inflacioni , papunësia ,shpenzimet për armatim , deficiti buxhetor , varfëria dhe pabarazia , ndotja e ambientit , rregullativa shtetërore e biznesit etj. 4. Cilat çështje konsiderohen si objekt i studimit të ekonomisë së aplikueshme ? 1) problemet ekonomike , politike , juridike dhe sociale që i shtron shoqëria , 2) mënyra si realizohen detyrat nga ana e subjekteve shtetërore , 3) mjetet të cilat i përdor shteti në realizimin e detyrave të shtruara , 4) sjellja e vendimmarrësve , menaxherëve , punëtorëve , konsumatorëve dhe posaqërisht e shtetit dhe organeve tjera shtetërore në caktimin dhe
realizimin e qëllimeve të dëshiruara, 5) ndikimi i rregullativës shtetërore , kredito-monetare ,buxhetore-tatimore , thjesht ndikimi administrativ në rrjedhat ekonomike , në drejtim pozitiv apo negativ, etj.
5. Qëllimet kryesore ekonomiko-sociale ? Qëllimet kryesore ekonomiko-sociale janë : 1 shtimi , rritja ekonomike e prodhimit të të mirave materiale dhe shërbimeve në sasi dhe cilësi , respektivisht nivel më të lartë të jetesës ,
2 riprodhim i popullsisë ( shtimi demografik ) i përcjellur me nivel më të lartë të punësimit , arsimimit, shëndetësisë dhe aftësive inventive , 3 Afarizëm efikas ekonomik , 4 Nivel stabil të çmimeve , 5 Liri ekonomike , 6 Ndarje e drejtë e të ardhurës etj. 6. Thekso doktrinat më kryesore pas së cilave janë rreshtuar numër i madh i autorëve dhe spjego rëndësinë e tyre ? Doktrinat kryesore që kanë rreshtuar numrin më të madh të teoricientëve , ekonomistëve dhe shkencëtarëve janë A) Doktrina Liberale B)Doktrina Intervencioniste . A) Themelues dhe përkrahës të doktrinës liberale janë : Adam Smith dhe David Rikardo . Karakteristikat e kësaj doktrine janë : a) mosndërhyrja e shtetit në ekonomi , b) shteti duart sa më larg nga ekonomia , c) veprimi i konkurencës së lirë në ekonomi , respektivisht veprimi i ligjit të tregut , Smithi ishte ithtar i ekonomisë liberale –në ekonominë e lirë vepron një dorë e padukshme. Smithi konstatonte se individin dhe kapitalistin për t’u marrë
me aktivitet ekonomik e nxisin gjashtë motive : egoizmi , afiniteti , dëshira për liri , ndjenja për korrektësi , shprehia e punës dhe afiniteti për tregti. Më vonë dalin grupe të reja që me të madhe përkrahnin këtë ide si grupi i viteve të 60-ta të cilët kërkonin definimin e pronës dhe kufizimin sa më të madh të shtetit , grupi i viteve të 70-ta të njohur me emrin neoklasikët të cilit ishin kundër politikës aktive shtetërore në ekonomi dhe grupi i viteve të 80-ta të cilët ishin nën ndikimin e teorisë neoklasike dhe të cilët përfaqësoheshin nga ekonomistë e përfaqësues me nam të Universiteteve më me renome botërore. B)Themelues i doktrinës internencioniste është mendimtari dhe ekonomisti Xhon Mejnard Kenjzi. Për dallim nga Smithi , Kenjzi ishte për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi dhe shpëtimin e sistemit kapitalist e shihte me ndërhyrjen e shtetit.Me idetë e tij ka bindur burrështetas të ndryshëm si : ishkryetarin amerikan Ruzvelt në kohën në të cilën SHBA-ja ishte rrezikuar nga kriza e vitit 1929-33 që të pranoj konceptin për themelimin e sistemit monetar ndërkombëtar i cili më vonë u emërua si Fondi Monetar Ndërkombëtar. 7.Karakteristikat e teorisë kenjziane janë? Kenjzi ka vërtetuar se nuk duhet të mbështetemi në dorën e padukshme , respektivisht në mekanizmin e fshehur i cili supozohet se vetvetiu krijon një harmoni ekonomike dhe sjell përmirësimin e gjendjes ekonomike , Teoria e përgjithshme e Kenjzit ka vërtetuar se intervenimi shtetëror është e vetmja forcë e cila mund të ketë sukses në luftë kundër krizës dhe recesionit , nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shtimin e punësimit ,
11 Shteti duhet vendosmërisht , sa më shpejtë dhe me mençuri të intervenoj para së gjithash me forcën e tij ekonomike , politikën fiskale dhe tatimore , dhe
12 Kenjzi në vend të dorës së padukshme rekomandon dorën publike , respektivisht dorën e ngritur lartë. Edhe kjo teori përcillet nga një numër i madh
përkrahësish duke filluar nga ata të viteve të 60-ta të njohur si neokenjzianët , ata të viteve të 70-ta të cilëve u prinin përfaqësues universitetesh , dhe ata të viteve të 80-ta të cilët konsiderojnë që ekonominë bashkëkohore nuk duhet lëshuar forcave vetrregulluese,e aq më pak atyre forcave të verbëta.
7.Si definohet sistemi ekonomiko-social ? Sistemin ekonomiko social e shprehim në kuptim të serive të gjëra që e karakterizojnë : prona , përpunimi dhe shfrytëzimi i informatave ,procesi i marrjes së vendimeve dhe rregullat e sjelljes. 8.Thekso disa nga mendimet e autorëve të ndryshëm rreth sistemeve ekonomiko-sociale ? Shumica e teoricientëve dhe ekonomistëve që mirren me probleme ekonomike , e posaqërisht me problemin e sistemeve ekonomiko-sociale theksojnë se gjatë aplikimit praktik të tyre në kushtet bashkëkohore , patjetër duhet pasur parasysh në mënyrë permanente shumë rrethana dhe specifika, si nivelin e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik , strukturën ekonomiko-sociale , vetitë kulturore dhe historike, traditat bile edhe religjionin e disa shteteve dhe regjioneve.
9.Thekso teoritë më bashkëkohore të cilat po zënë vend në zhvillimin e sistemeve ekonomiko-sociale bashkëkohore? Në mesin e transformimeve të sistemeve ekonomikosociale vëmendje të posaqme meritojnë : Teoria e re e sistemit ekonomiko-social dhe aplikimi i saj , Teoria e kapitalizmit kolektiv dhe Teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit.
10.Nga çka është e lidhur dhe ku mbështetet teoria e re e sistemit ekonomiko-social ? Teoria e re është e lidhur me paraqitjen dhe ndikimin e tri revolucioneve teknologjiko-shkencore: revolucionit automatiko-kibernetik , revolucionit ushtarako-teknologjik , dhe revolucionit social. Kjo teori mbështetet në pikëpamjet e shoqërisë së zhvilluar industriale, ku automatika , informatika dhe teknologjia ushtrojnë një revolucion të veqantë në proceset bashkëkohore të prodhimit duke liruar nga procesi i prodhimit domosdoshmërinë e prezencës së punëtorëve në prodhim , pra ku procesi i prodhimit shëndrrohet në një proces vetrregullativ d.m.th. një menaxhim vetrregullativ i prodhimit. 11.Çka paraqet teoria e kapitalizmit kolektiv ? Kjo teori thekson se janë ndryshuar kushtet dhe rrethanat themelore të mardhënieve pronësore.Nuk ekziston kapitalizëm i llojit që ka funksionuar më parë, por po ngritet një sistem i ri ekonomiko-social i ashtuquajtur sistemi i ekonomisë korporative i cili dallon nga sistemet e mëparshme, tani kapitalizmi privat është shëndrruar në kapitalizëm kolektiv. Teoria e kapitalizmit kolektiv dhe e revolucionit korporativ është e lidhur me emrin e autorëve Minz dhe Berles të cilët nisen nga këto konstatime : a) nga diferencimi i pronës aksionare , b) nga ndarja e pronës nga kontrolla, dhe c) nga shpërndarja e aksioneve në mes të numrit të madh të aksionarëve. 12.Çka paraqet teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit ? Teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit niset nga konstatimi se kapitalizmi dhe socializmi për shkak të ndikimit të progresit shkencorteknologjik po i humbin dallimet dhe kundërthëniet në mes tyre , dhe po fitojnë veti të përbashkëta , po vjen deri te formimi i të ashtuquajturës shoqërisë së përbashkët industriale , respektivisht deri te sistemi ekonomiko-socialintegral. Vetitë e saja janë : nënvizohen ngjajshmëritë e të dy sistemeve , kapitalizmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të socializmit,ndërsa socializmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të kapitalizmit , zhvillimet tekonologjike që po ndodhin në të dyja sistemet po krijojnë shoqërinë e reshoqërinë e tipit të përzier.
13.Cilat janë modelet më karakteristike të sistemeve ekonomiko-sociale ? 1 2 3 4 5 6
modeli amerikan , modeli gjerman , modeli japonez , modeli suedez , modelet e sistemit administrativo-komandues dhe modeli i ish-shteteve socialiste.
14. Thekso karakteristikat e modelit amerikan ? Modeli amerikan karakterizohet: 1 me aktivitet ndërmarrës të përmbajtur me të cilin merret pjesa më e madhe e popullsisë aktive , 2 nuk e shtron çështjen e barazisë sociale , 3 ky model është i bazuar në produktivitet të lartë dhe i orientuar në arritjen e suksesit personal.
15.Thekso karakteristikat e modelit gjerman ? Modeli gjerman ka këto karakteristika : 1 konsiderohet model i ekonomisë sociale të tregut 2 shteti aktivisht ndikon në çmimet , doganat dhe normat teknike të produkteve , 3 modeli funksionon me sintagmën mirëqenie për të gjithë , mirëqenie nepërmjet garës konkuruese në treg.
16.Thekso karakteristikat e modelit japonez ? Modeli japonez karakterizohet? 1 Me temp më të ngadalshëm të shtimit të standardit jetësor të popullsisë ( niveli i pagave është më i vogël se produktiviteti, 2 Si rezultat i karakteristikës së parë çmimet kushtuese të produkteve janë më të ulëta , kjo ndikon që më lehtë të përballohet konkurenca në tregjet
ndërkombëtare , dhe 3 Përparësi i ipet interesit shtetëror ndaj atij individual .
17. Thekso karakteristikat e modelit suedez ? Modeli suedez karakterizohet : 1 Me komponentë të fuqishme sociale , 2 Iorientuar në zvogëlimin e përmbajtur të dallimeve sociale me anë të rishpërndarjes së të ardhurave kombëtare në dobi të shtresave më të varfëra të popullsisë , 3 Prodhimi bartet në nivel të ndërmarrjeve private të cilat punojnë në bazë të konkurencës në treg , dhe 4 sigurimi i standardit të lartë ( punësimi , arsimimi , sigurimi social ) dhe shumë elemente tjera si të infrastrukturës , komunikacionit , punët hulumtuese shkencore etj.
18.Cilat janë komponentet e ekonomisë së aplikueshme ? Komponentet e ekonomisë së aplikueshme janë : Bartësit e ekonomisë së aplikueshme , qëllimet e ekonomisë së aplikueshme , instrumentet e ekonomisë së aplikueshme dhe rrethi i ekonomisë së aplikueshme. 19. Si i klasifikojmë bartësit e ekonomisë së aplikueshme ? Bartësit e ekonomisë së aplikueshme i klasifikojmë në tri grupe kryesore : 1 Organet shtetërore , trupat publiko-juridike,organizatat politike , 2 Organizatat ndërkombëtare , dhe 3 Trupat operative-firmat , ndërmarrjet. 20.Thekso rëndësinë e bartësve të ekonomisë së aplikueshme ? Ekonomia e aplikueshme paraqet përpjekjen e bartësve të saj që me mjete të caktuara të arrij qëllimet e caktuara në një rreth të caktuar. Shteti që nga ekzistimi i tij e deri më sot ka realizuar dhe realizon politikën e vet. Në kuadër të politikës së përgjithshme të brendshme dhe të jashtme të
shtetit,vend të posaqëm zë edhe Ekonomia e aplikueshme.Kështu shteti me dispozita të ndryshme ligjore siguron aplikimin e planeve dhe programeve shtetërore ekonomike me qëllim të realizimit të tyre e njëkohësisht të fuqizimit ekonomik të shtetit.
21.Kush bën pjesë në organet publiko-juridike dhe thekso rëndësinë e secilës prej tyre ? Organet publiko-juridike që kryejnë funksionet publike në fushën e ekonomisë janë : a) Odat ekonomike , dhe b) Bursat . Odat ekonomike janë institucione të karakterit publikojuridik të cilat harmonizojnë interesat e veqanta të anëtarëve të saj me interesat e shoqërisë.Lajmërohen si bartëse direkte të ekonomisë së aplikueshme , ku shteti me dispozita të veqanta i’u beson kryerjen e disa punëve nga kompetenca e tij. Dallojmë dy tipe të odave ekonomike : Odat ekonomike evropianekontinentale , dhe odat ekonomike anglo-saksone. Odat ekonomike evropiane-kontinentale formohen me ligj dhe anëtarësimi i tyre është i obligueshëm , ndërkaq odat ekonomike anglo-saksone janë të karakterit juridiko-privat dhe anëtarësimi është i vullnetshëm. Bursat janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veqanta. Bursat ndahen në: 1 Valuto-devizore , ( shitblerja e parave të huaja ) 2 Bursat efektive ( shitblerja e letrave me vlerë ) , 3 Bursat e mallërave dhe produkteve , dhe 4 Bursat e shërbimeve(shitëblerja e letrave me vlerë ). Në bursa punët mund t’i lidhin vetëm anëtarët e saj , punët në bursa kryhen përmes ndërmjetësuesve, shitëblerja nuk është e kushtëzuar me pjesëmarrjen e domosdoshme të mallit , por vetëm me an të të mostrave. Punët në bursa lidhen : prompte ( të menjëhershme ) dhe me termin.
22. Roli i partive politike dhe sindikatave si bartëse të ekonomisë së aplikueshme ? Partitë politike që janë në pushtet , nepërmjet parlamentit dhe ministrive angazhohen në realizimin e programeve të tyre ekonomike .Në sistemet pluraliste rëndësi të veqantë kanë edhe partitë opozitare te cilat me programet dhe aksionet e tyre tubojnë masën e votuesve dhe imponohen që në zgjedhjet e ardhshme ta marrin pushtetin. Sindikata është forma më masovike e organizimit të punëtorëve.Karakteri dhe veprimtaria e kësaj organizate në kohë dhe hapësirë është ndryshuar.Sa dhe si do t’i imponohen shtetit si bartëse dhe subjekt në lëmin e ekonomisë varet nga disa faktorë e në rend të parë nga numri dhe vetorganizimi i punëtorëve. 23.Ç’është ndërmarrja dhe cilat janë format e tyre ? Ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik , e cila prodhon të mira materiale ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut , duke i shfrytëzuar mjetet dhe faktorët e tjerë të prodhimit dhe faktorët ekonomik e shoqëror , duke bartur rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe të qëllimeve të tjera ekonomike dhe shoqërore konform me kushtet dhe mundësitë që i ofron sistemi ekonomik i vendit përkatës. Ndërmarrja kryen veprimtari të caktuar ekonomike dhe paraqet tërësi ekonomike , teknike dhe shoqërore dhe ofron shërbime të ndryshme në suaza dhe në parime të sistemit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ndërmarrja është subjekt juridik i së drejtës që ushtron veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimeve. Format e ndërmarrjeve : Format dhe llojet e ndërmarrjeve varen nga vet sistemi ekonomikoshoqëror.Në vendet me ekonomi të tregut kemi krejtësisht forma dhe lloje të tjera të ndërmarrjeve në krahasim me vendet me ekonomi të dirigjuar e me plan. Në shtetet me sistem centralist përkatësisht me ekonomi të dirigjuar, dominojnë ndërmarrjet me pronësi shtetërore në të cilat ekonomitë private kanë pak vend dhe fushëveprim. Ndërkaq në vendet me ekonomi të tregut ekzistojnë forma të shumta të organizimit të ndërmarrjeve apo firmave. Këto forma tash po zbatohen edhe në vendet e tranzicionit. Marrë globalisht format më të rëndësishme të ndërmarrjeve janë : 1.Ndërmarrjet me pronësi publike me të cilat menaxhon dhe udhëheq shteti
dhe të cilat janë në pronësi shtetërore e publike. 2.Ndërmarrjet private të cilat janë në pronësi private dhe që kryejnë veprimtari të ndryshme ekonomike dhe shërbime , dhe 3.Ndërmarrjet e përziera të cilat në forma të ndryshme bashkohen me qëllim të ngritjes së efikasitetit në afarizëm dhe fitimeve më të mëdha. Sot, në rrethanat bashkëkohore po paraqiten edhe forma të reja të ndërmarrjeve , ndër to edhe : a) ndërmarrjet e pavarura individuale , b) shoqëria me përgjegjësi të kufizuar , c) shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar , d) shoqëritë aksionare , dhe e) shoqëritë komanditore. 24. Çka janë ndërmarrjet e pavarura individuale ? Ndërmarrje apo firma të tilla formojnë personat fizik , të cilët njëherit janë edhe pronarë të firmës.Këto ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe kryesisht themelohen në lëmin shërbyes ( tregti , hotelieri ) e shumë më pak në lëmin prodhues.Karakteristikat kryesore të tyre janë : pronari i firmës njëherit është edhe menaxher i firmës , të punësuarit zakonisht janë anëtarët e familjes çka nuk do të thotë se nuk punësohen edhe nga jashtë , pronari drejtpërdrejt merr vendime afariste dhe komunikon me punëtorët , pra paraqet organin vendimmarrës, pronari bën vetëfinancimin e firmës , pasi që bankat afariste pak e përkrahin me kredi afarizmin e këtyre ndërmarrjeve dhe pronari disponon me tërë fitimin dhe përgjigjet me tërë fitimin ndaj shtetit. Kohëve të fundit është shtuar numri i këtyre firmave private të cilat punësojnë diku 2 deri 10 punëtorë. Sipas Unionit Evropian me ndërmarrje të vogla kuptojmë ato ndërmarrje të cilat kanë të punësuar deri në 50 punëtorë të përhershëm apo të përkohshëm , qarkullim vjetor i cili nuk kalon vlerën prej 7 milion eurosh apo bilanci vjetor i gjendjes së tyre nuk kalon vlerën prej 5 milion eurosh. Me ndërmarrje të mesme kuptojmë ato ndërmarrje të cilat punësojnë deri në 250 punëtorë , qarkullim vjetor jo më shumë se 40 milion euro dhe që kanë bilancin vjetor të gjendjes jo më shumë se 27 milion euro. Këto kritere mund të ndryshohen , e ndryshimet e tyre do të varen nga evoluimi i proceseve ekonomike.
25.Çka janë Shoqëritë me përgjegjësi të pakufizuar ( solidare )? Kjo shoqëri bëhet me marrëveshje në mes anëtarëve të saj dhe të gjithë
anëtarët përgjigjen për obligimet me tërë pronën që posedojnë në mënyrë solidare. Të gjithë anëtarët e shoqërisë janë të barabartë ndaj të drejtave dhe obligimeve.
26. Çka janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ? Kjo shoqëri themelohet në bazë të marrëveshjes në mes të anëtarëve të shoqërisë, të cilët bashkojnë punën dhe mjetet me qëllim të formimit të një shoqërie të përbashkët për të kryer veprimtari ose shërbime të caktuara me përgjegjësi të kufizuara. Me rastin e participimit me kapitalin themelues shumat e investitorëve nuk është e thënë të jenë të barabarta , pra secili prej tyre merr pjesë me shumë të caktuar , sipas interesit që e shpreh për këtë shoqëri. Përgjegjësitë e anëtarëve ndaj obligimeve janë të kufizuara varësisht nga vlera e investuar e mjeteve financiare. Në ndarjen e fitimit anëtarët e shoqërisë marrin pjesë në mënyrë proporcionale me kapitalin e avancuar.
27.Çka janë shoqëritë aksionare ? Shoqëritë aksionare paraqesin formën organizative të ndërmarrjeve të mëdha , që formohen me bashkimin e shumë kapitaleve individuale në një kapital të përbashkët që quhet kapitali aksionar. Kapitali aksionar krijohet me participimin e avancimeve financiare që i jep aksionari me blerjen e numrit të caktuar të aksioneve.Me këtë rast aksionarëve u jepen letra me vlerë që quhen aksione, me të cilat përcaktohet vlera nominale e aksionit dhe e drejta në pjesëmarrje të fitimit. Vlera e kapitalit të përgjithshëm aksionar përbëhet nga shuma e aksioneve pjesëmarrëse në shoqërinë aksionare. Shoqëria aksionare paraqet formën më të përshtatshme të përqendrimit vullnetar të kapitalit , duke i mobilizuar mjetet e lira financiare të kapitalistëve individualë dhe kursimtarëve të vegjël , me qëllim të formimit të vlerave të mëdha të kapitalit , që do të mundësojnë afarizëm më të madh dhe më të suksesshëm të ndërmarrjes. Siç e përmendëm edhe më parë aksionet paraqesin letrat me vlerë që tregojnë pronësinë dhe vlerën e deponuar në shoqërinë aksionare , në bazë të së cilës fiton të drejtën si aksionar në udhëheqje , vendosje dhe pjesëmarrje në ndarjen e fitimit. Aksioni mund të ketë vlerën nominale apo vlerën e regut. Aksionarët pjesën e fitimit mund ta
marrin në dy mënyra, dhe atë përmes dividentës, apo përmes riinvestimit të fitimeve të tyre.
28.Çka paraqesin shoqëritë komanditore ? Këto shoqëri paraqesin formën e ndërmarrjeve të përziera dhe përbëhen prej dy lloj aksionarësh : të brendshëm dhe të jashtëm. Aksionarët e brendshëm udhëheqin dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë me tërë pasurinë e tyre , ndërsa pjesa e jashtme e aksionarëve nuk merr pjesë drejtpërdrejt në udhëheqje dhe afarizëm të ndërmarrjes , ndonëse mund të japin sygjerime dhe nuk përgjigjen për obligimet e ndërmarrjes , por gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes në fitimin e ndërmarrjesproporcionalisht me kapitalin e avancuar dhe janë komanditorë.
29.Çka paraqesin kartelet ? Karteli paraqet formën më të hershme dhe më të thjeshtë të bashkimit të ndërmarrjeve kapitaliste në shoqëritë aksionare.Në kartele ndërmarrjet e bashkuara formalisht mbajnë statusin e pavarësisë. Karteli si shoqëri e bashkuar mban të gjitha të drejtat juridike dhe ekonomike. Në kartele bashkohen dy e më shumë ndërmarrje me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre afariste në fusha të caktuara , dhe duke kryer aksione të përbashkëta të arrijnë në rritje të profitit. Organizatat e ndryshme që hyjnë në kartel bëjnë marrëveshje të ndryshme për të ardhur deri te përfitimet më të mëdha financiare , që më kryesore janë : 1 2 3 4
karteli karteli karteli karteli
për kufizimin e çmimeve në kufizimin e prodhimit për ndarjen e tregjeve dhe për shfrytëzimin e patentave dhe liçencave.
30.Çka paraqesin Trustet ? Trustet paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë në një ndërmarrje të përbashkët me qëllim të vënies së monopolit në treg. Politika dhe rezultatet afariste , në dallim nga karteli , këtu shkrihen në trust d.m.th.
elasticiteti i politikës afariste këtu është më i madh. Trusti udhëheq politikë të përbashkët afariste dhe në interes të të gjitha ndërmarrjeve të bashkuara në trust. Për dallim nga karteli , ku pjesëmarrja e ndërmarrjeve në fitim bëhej proporcionalisht nga avancimi i kapitalit , këtu fitimi ose ekstraprofiti i ndërmarrjeve më rentabile , derdhen në fondin e akumulimit të tërë trustit.
31.Çka paraqesin Koncernet ? Koncernet paraqesin formën më të lartë të bashkimit të ndërmarrjeve në ekonominë e tregut, përkatësisht në kapitalizëm. Me rastin e bashkimit në koncerne ndërmarrjet plotësisht e humbin pavarësinë e tyre juridike. Në koncerne bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme, gjë që nuk ndodh tek trustet. Përparësitë e koncernit në politikën afariste janë më të mëdha , sepse këtu bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme gjë që u jep mundësi të realizojnë fitime më të mëdha në treg.
32. Çka janë korporatat ? Forma e re e formimit të korporatave është pas Luftës së Dytë Botërore e cila u zhvillua në vendet më të zhviluara kapitaliste.Statusin e korporatave e gëzonin ato ndërmarrje të cilat në kuadër të disa lëmive ekonomike organizonin veprimtari ekonomike që kishin karakter të ndërmarrjeve shtetërore si: në elektroekonomi , thëngjill , transport etj. Korporatat e kanë statusin e personit juridik dheformohen me qëllim të kryerjes së disa veprimtarive publike. Në kohën e tashme Korporatat paraqesin njërën nga format e organizimit të shtetit në ekonomi ose të kryerjes së punëve publike. Korporatat aktualisht kuptohen ndërmarrjet që kryejnë veprimtari publike në fusha të ndryshme , dhe janë në pronësi të shtetit p.sh.Korporata Energjetike e Kosovës , Korporata Energjetike e Shqipërisë etj .
33.Çka paraqet Holdingu ?
Holdingu paraqet shoqëri e cila në aktivën e vet ka vetëm aksione të shoqërive të tjera , apo në aktivën e së cilës pjesën më të madhe e përbëjnë aksionet e shoqërive të tjera. Holdingu kryen veprimtari financiare që janë në interes të shoqërive që i kontrollon dhe i udhëheq me to .Shoqëria Holding mund të udhëheqë dhe të kontrollojë aktivitetet në fushën e prodhimit dhe në sektorin komercial të shoqërive të cilat janë në kuadër të saj. Shoqëria holding mjetet e saja i plason në një numër më të madh të shoqërive aksionare dhe në secilën prej tyre disponon me paketë kontrolli të aksioneve.Në këtë mënyrë mbulon pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit apo të rajonit dhe bën kontrollimin e kapitalit të numrit të ndërmarrjeve dhe të depozitave të popullsisë të deponuar në blerjen e aksioneve.
34.Çka paraqet sistemi financiar , çka janë bankat dhe si ndahen ato ? Sistemi financiar paraqet një nënsistem shumë të rëndësishëm të sistemit të përgjithshëm ekonomik , veçmas të politikës së aplikuar ekonomike. Ndërkaq sistemi bankar paraqet pjesë të sistemit financiar , kurse bankat janë instrumenti më i rëndësishëm i këtij sistemi. Sistemi bankar kryen një sërë shërbimesh si të sektorit ekonomik ashtu edhe të atij joekonomik , duke bërë sistemin e pagesave , transfereve , qarkullimin e mallërave brenda dhe jashtë vendit , koncentrimin dhe alokimin e kursimeve etj. Bankat janë organizata ekonomike të cilat merren me: pranimin dhe ruajtjen e parave të gatshme , huazimin e parave , ndërmjetësimin në qarkullimin e pagesave dhe marrjen dhe dhënien e kredive për klientët e tyre. Në çdo shtet ekziston një sistem bankar që përgjithësisht ndahet në dy nivele: 1 Niveli i parë në të cilin bën pjesë vetëm Banka Qëndrore apo banka e emisionit dhe 2 Niveli i dytë në të cilin përfshihen të gjitha llojet e bankave dhe institucioneve të tjera financiare.
35.Cili është roli dhe funksioni i Bankës Qëndrore ? Në krye të sistemit bankar të çdo vendi qëndron Banka Qëndrore , dhe ëshë i vetmi institucion financiar i cili zë vendin kryesor në sistemin financiar të vendit përkatës. Në çdo shtet ekziston vetëm një bankë unike qëndrore apo emetuese.Kjo bankë është nën kontrollin e plotë të shtetit , ku shteti i’a jep të drejtat dhe autorizimet e veçanta për rregullimin , hartimin dhe realizimin e mardhënieve monetare dhe kreditore brenda ekonomisë së vendit përkatës. Banka Qëndrore kryen këto funksione shumë të rëndësishme : 1. E drejta për të shtypur para në trajta valute zyrtare shtetërore në monedha dhe kartëmonedha , që shërbejnë si mjet zyrtar i pagesës , 2. Siguron likuiditen e sistemit bankar , si atë kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar , 3. Mbikqyrë punën e bankave komerciale , 4. Bën liçencimin e bankave komerciale , 5 .Bën ruajtjen dhe depozitimin e metaleve fisnike si : arit , argjentit etj , si dhe 6 Paraqitet në rolin e arkës shtetërore. Bankën Qëndrore e drejton guvernatori i cili vendos për çështjet e përgjithshme lidhur me udhëheqjen e bankës. Banka mund të ketë edhe organe të tjera të cilat i parashikon ligji.
36. Cili është roli i bankave të nivelit të dytë ( bankave komerciale ) ? Këto janë banka të cilat parashihen me dispozita ligjore ,dhe i nënshtrohen bankës qëndrore ; ato mund të jenë private dhe shtetërore.Këto banka nuk udhëheqin politikën monetarekreditore.Formohen me lejen e Bankës Qëndrore . Për të themeluar këto lloje të bankave , themeluesi/t duhet të siguroj/në një shumë të kapitalit themeltar ,lartësinë e së cilës e cakton Banka Qëndrore. Bankat mund t’i dallojmë edhe nga aspekti i territorit ku veprojnë , sipas këtij kriteri dallojmë : bankat kombëtare dhe bankat
ndërkombëtare. Bankat kombëtare veprimtarinë e tyre e kryejnë brenda territorit të tyre dhe i’u shërbejnë nevojave kombëtare të atij vendi , ndërsa ato ndërkombëtare veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në shumë shtete, ato formohen me bashkimin e kapitalit të disa shteteve , të tilla janë p.sh.Banka Botërore për zhvillim dhe rindërtim , Fondi Monetar Ndërkombëtar etj.
37. Roli i Organizatave ndërkombëtare si bartëse të Ekonomisë së Aplikueshme ? Në botë ekziston numër i madh i organizatave ndërkombëtare të karakterik ekonomik. Me aktivitetin e tyre këto organizata ndikojnë në zhvillimin ekonomik të botës në tërësi dhe pjesëve të caktuara në veqanti. Këto organizata klasifikohen në këtë mënyrë : a) Organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-së , b) Organizatat ndërkombëtare jashtë përbërjes së OKB-së , dhe c) Organizatat ndërkombëtare të shteteve në zhvillim.
38. Roli i Këshillit ekonomiko-social ? Ky këshill është organ i OKB-së i cili angazhohet të ndihmojë në krijimin e kushteve për një mirëqenie dhe stabilitet më të madh. Këshilli studion dhe jep rekomandime për çështje ndërkombëtare nga lëmi i kulturës , arsimit ,shëndetësisë dhe çështjeve ekonomiko-sociale.Për çështjet ekonomikosociale këshilli përgatit rezoluta dhe konventa të cilat i’a paraqet kuvendit të përgjithshëm të OKB-së , duke tentuar që në mënyrë direkte apo indirekte të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve konkrete botërore.
39.Cili është roli i Bankës Ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim ? Është formuar në vitin 1944 me seli në Ëashington. Përkrah projekte për zhvillim dhe rindërtim ekonomik. Banka është formuar për dy qëllime : për rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta , dhe jep investime për zhvillimin më të shpejtë ekonomik të shteteve të pazhvilluara në botë. Kreditë i’u jepen shteteve ose ndërmarrjeve me garancione shtetërore. Mjetet e bankës formohen nga deponimet e shteteve anëtare. Deponimi është i caktuar në formë të kuotës. Banka punon në principin e shoqërisë aksionare , ka statutin e vet , kurse organet e bankës janë : këshilli i
guvernatorëve si organ më i lartë , çdo shtet dërgon nga dy anëtarë , zakonisht këta janë guvernatorët e bankave qëndrore dhe zëvendësit e tyre, pastaj këshilli ekzekutiv i cili ka së paku 12 anëtarë , nga të cilët pesë i emërojnë shtetet anëtarë që kanë deponimin më të madh.
40.Cili është roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar ? FMN është institucion i specializuar i OKB-së , i cili është formuar në vitin 1944 dhe selinë e ka në Ëashington. FMN punon në bazë të statutit , mjetet sigurohen me kontributin e vendeve anëtare . Organi më i lartë është këshilli i guvernatorëve , ku çdo shtet jep nga dy anëtarë-sipas rregullit këta janë ministrat e financave ose guvernatorët e bankave qëndrore apo zëvendësit e tyre. Detyrat e FMN-së janë : stabilizimi i valutës nacionale, heqja e kufizimeve devizore në pagesat ndërkombëtare , dhe krijimi i mardhënieve në mes valutave të disa shteteve. Shtetet anëtare nuk kanë të drejtë që pa pëlqimin e FMN-së të aplikojnë kufizime të reja devizore dhe t’a ndërrojnë paritetin e valutës më tepër se 10 % nga pariteti i caktuar .
41.Roli i Organizatës ndërkombëtare të Punës ? Kjo Organizatë është formuar pas Luftës së parë Botërore në kuadër të ligës së popujve – selinë e ka në Gjenevë. Qëllimi i organizatës është që me marrëveshje ndërkombëtare të siguroj kushte më të mira të punës dhe pozitë më të mirë të punëtorëve, ajo studion disa masa dhe jep rekomandime, ndërkaq shtetet anëtare nëse i pranojnë këto rekomandime , zbatimi i tyre mbetet nën kujdesin e ONP-së. Anëtarë të ONP-së janë shtetet të cilat e pranojnë statutin e saj, organi më i lartë është konferenca e përgjithshme, në të cilat çdo shtet dërgon nga 4 delegatë. Konferenca bjen rekomandime zakonisht mbi bashkimin e lirë në sindikata , kohëzgjatjen e punës dhe caktimin e meditjeve minimale , mbrojtjen e grave në punë , dhe pengimin e punës së fëmijëve të mitur , të drejtën në pushim dhe mbrojtje shëndetësore , përgjithësisht roli i ONP-së është i jashtëzakonshëm sidomos sa i përket punës dhe të gjitha çshtjeve që kanë të bëjnë me punën .
42. Roli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për bujqësi dhe ushqim ? Kjo organizatë selinë e ka në Romë. Detyrat e saj janë : të ndikoj në rritjen e shpejtë të prodhimtarisë bujqësore në shtetet e pazhvilluara , të përmirësoj ushqimin e popullsisë në këto shtete etj. Kjo organizatë gjithashtu kryen edhe këto aktivitete : financon projekte në rregullimin e tokës , bën tharjene kënetave , mbron tokën nga vërshimet etj.
43.Roli i Marrëveshjes së përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë ( GATT – WTO ) ? Paraqet marrëveshjen mbi principet e politikës tregtare ndërkombëtare dhe tregtisë multilaterale. Është formuar në vitin 1947 me nënshkrimin e 24 vendeve anëtare, kurse marrëveshjen e kanë pranuar 125 shtete, ky numër po rritet vazhdimisht dhe tani përfshinë ¾ e tregtisë botërore. Bazohet në këto katër parime : pranimin e vullnetshëm të rregullave në përparimin e tregtisë ndërkombëtare , shtetet anëtare pranojnë klauzolën e favorizimit të lartë ,zvogëlimi i barierave në tregtinë e jashtme bëhet me biseda në mes shteteve anëtare , dhe shtetet anëtare respektojnë tregtinë e drejtë e cila nënkupton moslejimin e rritjes së tarifave dhe të barrierave me të cilat janë pajtuar gjatë takimeve. 44.Roli i Organizatës për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim ? Kjo Organizatë përfshinë 24 shtetet më të zhvilluara perëndimore dhe paraqet një lloj të përpjekjes për integrime ekonomike.Në këtë organizatë hyjnë : Franca , Gjermania , B.e Madhe , Italia , Beneluksi (3) , Pirinejt (2) , Austria ,Zvicrra , Irlanda , Islanda , Greqia , Turqia , SHBA , Kanada , Japonia , Australia , Zelanda e Re , dhe Skandinavet (3). Forcat triumfuese BRSS , SHBA , B e madhe dhe Franca janë takuar në Moskë për të diskutuar për rindërtimin e Evropës së shkatërruar , mirëpo marrëveshja nuk u arrit. Atëherë SHBA-të dalin me një program për rindërtimin e Evropës ( European Recovery Program ) i njohur edhe me emrin Plani i Marshallit( ish-ministër i jashtëm i SHBA-ve ). Në vitin 1947 Franca dhe B e Madhe i thërrasin të gjitha shtetet evropiane në një konferencë në të cilën do të shqyrtohet programi i propozuar nga SHBA-të.Në konferencë morrën pjesë vetëm 16 shtete perëndimore ; kështu u formua Komiteti për Bashkëpunim Ekonomik Evropian dhe ai i veqantë për ushqim , bujqësi , transport etj. SHBA-të aprovojnë Ligjin për bashkëpunim ekonomik me të cilin është paraparë ndihma prej 12 milion
dollarësh me afat kthimi prej 3 vitesh. Ndihma kishte për qëllim : pengimin e ndikimit politik të BRSS-së , forcimin në këtë drejtim të aleatëve të saj , dhe krijimin e partnerëve ekonomik gjegjës. 45.Roli i Bashkësisë Ekonomike Evropiane ? Bashkësia Ekonomike Evropiane apo Unioni Evropian formohet me marrëveshjen e Romës të vitit 1957 dhe atë si “Unioni i përbashkët ekonomik , paqësor dhe politik “ i gjashtë shteteve të zhvilluara kapitaliste të Evropës Perëndimore : RF të Gjermanisë , Francës , Italisë , Belgjikës , Holandës dhe Luksemburgut. Këto shtete me formimin e BEE-së gjejnë metoda të reja të lidhjes , koncentrimit dhe centralizimit të të gjitha resurseve disponabile në mënyrë që të sigurojnë zhvillim më të shpejtë ekonomiko-social , dhe të fitojnë pozitë më të volitshme në konkurencën e ashpër në tregun botëror , dhe të përvetësojnë profit më të madh në tregun botëror. Qëllimet mbi themelimin e UE-së janë të përmbajtura në kontratën mbi themelimin e saj , në të cilën theksohet se nënshkruesit e saj kanë vendosur që të realizojnë bazat e bashkimit të madh të popujve të Evropës. BE-ja konsiderohet forca e dytë ekonomike botërore , pas SHBA-ve.Për shumë çështje vepron në mënyrë unike , kurse për shumë të tjera interesat e tyre janë të paharmonizuara , të ndryshme dhe nga aspekti nacional-të kufizuara kontradiktore dhe në kundërshtim direkt. Shtetet anëtare të BE-së të cilat ishin edhe bashkëthemeluese të BEE-së , realizojnë këmbime tregtare dhe fitime të mëdha , dhe kanë rol dominant në inicimin e projekteve dhe zhvillimin e politikave të BEsë.
46.Cilat ishin Masat dhe kriteret e Unionit Ekonomik Monetar sipas Marrëveshjes së Mastrihtit ? Procesi i formimin të Unionit Ekonomik Monetar ka filluar në vitini 1979. Me krijimin e sistemit monetar evropian është paraparë që deri në fund të shekullit të filloj aplikimi i valutës së përbashkët e cila në fillim është menduar të quhet “Ecu” , por tani funksionon me emrin €uro , me ç’rast në vitin 1979 €uro bëhet monedhë e përbashkët për transakcione financiare në UE ,pastaj në vitin 2002 €uro hyn në përdorim dhe bëhet e vetmja valutë legale zyrtare në UE , e gjithashtu edhe në Kosovë nis dhe përdoret €uroja.
47.Roli i Organizatës Aziatiko-Pacifike për bashkëpunim Ekonomik APEC?
Është grupacion regjional me obligime jo të fuqishme. Është formuar me iniciativën e kryeministrit australian Bob Llok. APEC-u përfshinë 18 vende në katër kontinentet , në këtë organizatë marrin pjesë tri forcat më të mëdha botërore ( SHBA-të , Japonia dhe Kina ). Sipas shkallës së zhvillimit ekonomik në APEC janë pesë shtete të industrializuara ( SHBA –të , Japonia , Kanada , Zelanda e Re dhe Kina ). Në këto 18 shtete bën pjesë 50 % e bruto produktit botëror dhe 40 % e tregtisë botërore dhe gati poaq e popullsisë botërore. Shtetet anëtare janë : SHBA-të Australia , Brunej , Kanada , Kili , Kina , HongKongu Indonezia , Japonia , Korea Jugore , Malejzia , Meksika , Zelanda e Re, Papua Guineja e Re , Filipinet , Singapori , Tajvani , dhe Tajlanda.
48. Roli i politikës së përbashkët bujqësore , tregtare e sociale të UE-së ? Sa i përket politikës së përbashkët bujqësore në pagimin e subvencioneve për bujqësi , shtetet anëtare janë të angazhuara me 55 % të të gjitha hargjimeve financiare ,e gjithashtu Unioni Evropian paguan mbi 50 miliardë dollarë subvencione bujqësisë. Politika e përbashkët tregtare është e rregulluar me nenin 110 , 112 , dhe 113 të marrëveshjes. Me anë të sistemit të përbashkët doganor shtetet synojnë zhvillimin harmonik të tregtisë botërore , zvogëlimin apo heqjen e barierave doganore , dhe nxjerrjen e rregullave të përgjithshmë të konkurencës.Ndërkaq politika e përbashkët sociale konsiston në mbështetjen e nenit 117 në të cilin shtet anëtare
pajtohen me nevojën e përmirësimit të kushteve të jetës dhe punës së punëtorëve.
49 .Cili është nocioni i qëllimeve dhe thekso rëndësinë e tyre ? Me Qëllimet në Ekonominë e Aplikueshme nënkuptojmë një gjendje të ardhshme e cila dëshirohet të arrihet , e cila ndryshon nga e tanishmja , dhe e cila nuk realizohet vetvetiu nga proceset e ndryshme që ngjajnë , por arrihet me aksion të dobishëm dhe të përbashkët të të gjitha subjekteve vendimmarrëse.Qëllimet janë komponenta e dytë me radhë e Ekonomisë së Aplikueshme. Në shoqëritë me ekonomi të zhvilluar , qëllimet në mënyrë permanente shumëzohen dhe përsosen. Meqenëse shoqëria dhe nevojat bashkëkohore kanë nevoja dhe aspirata të shumta në zhvillimin ekonomikosocial , atëherë edhe lindë nevoja e zhvillimit dhe përsosjes së vazhdueshme të qëllimeve. Vend të posaqëm në mesin e shumë qëllimeve , kanë qëllimet ekonomiko-sociale si komponentë e fuqishme e ekonomisë në përgjithësi. Qëllimet lidhin shumë dimensione , sidomos:dimensionin normativo-vleror , dimensionin prognozues-njohës , dhe dimensionin politikoakcional. Sa i përket kundërthënieve të qëllimeve , ato janë të pranishme sidomos në kundërthëniet në mes të interesave personale dhe grupeve individuale , midis regjioneve gjeografike , në mes degëve etj.Uniteti i qëllimeve arrihet me krijimin e një rendi të caktuar , ku qëllimet e ulta u nënshtrohen qëllimeve të larta.
50.Si ndahen qëllimet dhe trego karakteristikat e secilës?
Qëllimet ndahen në : Qëllimet materialo-prodhuese : Grupohen në tri nëngrupe: qëllimet që i përkasin procesit të prodhimit , të fazës se veqantë të prodhimit , dhe qëllimet e rezultatit të punës. Krakteristikat e tyre janë : 1 .Jepen për tërë teritorin e caktuar , por mund të jipen edhe për regjione të caktuara ,
2. I përkasin forcave prodhuese të shoqërisë , dhe 3 Janë të kuantifikueshme. Qëllimet ekonomiko-sociale-Karakeristikat e tyre janë: 1 Vështirë identifikohen , 2 I përkasin mardhënieve në prodhim , 3 Vështirë maten , 4 Zbatohen në situata të ndryshme dhe atë : pas përmbysjeve të mëdha politiko-sociale , dhe gjatë krijimit të sistemit të ri . Qëllimet politiko-sociale; klasifikohen në : 1 Qëllimet e kushteve të jetesës dhe punës , 2 Qëllimet e zhvillimit të disa veprimtarive joekonomike, dhe 3 Qëllimet më të përgjithshme .
51.Kuptimi i Instrumenteve, detyrave dhe masave ? Instrumentet i kuptojmë si madhësi ekonomime , ato janë elemente të sistemit institucional , por para së gjithash ato janë mjete me të cilat kryhet një apo më shumë detyra të caktuara ekonomike. Detyrat – janë gjendje e dëshiruar gjegjësisht kahje apo rrugë drejt së cilës duhet ecur. Autorë të ndryshëm kanë identifikuar 12 detyra si shumë të rëndësishme si : punësimi , stabilizimi i çmimeve , përmirësimi i bilancit të pagesave , zgjerimi i prodhimit , ndryshimi në faktorët e prodhimit , përmirësimet në shpërndarjen e të ardhurës ,përmirësimi i konsumit final , siguria në furnizim , zvogëlimi i orarit të punës etj. Masat – Me masa nënkuptojmë përdorimin e instrumenteve në momente të caktuara me qëllim të kryerjes së një apo më shumë detyrave. Si masa mund të konsiderohen : zvogëlimi i tatimit në të ardhura , aprovimi i buxhetit etj.
52.Thekso ndarjet dhe nëndarjet e Instrumenteve ? Instrumentet klasifikohen në : 1 Instrumentet në analizat ekonomike , dhe 2 Instrumentet në teorinë ekonomike . Instrumentet në analizat ekonomike ndahen në : 1.Instrumentet nga grupi i financave publike , 2.Instrumentet kredito-monetare ,
3.Kursi devizor , 4. Instrumentet e kontrollit direkt , dhe 5. Reformat e sistemit . Instrumentet nga grupi i financave publike .Këto instrumente kanë të bëjnë me të hyrat dhe të dalat publike të shtetit dhe saldon e tyre.Shumica e instrumenteve në këtë sferë të politikës aktive veprojnë automatikisht e disa sipas nevojës. Karakteristikë e këtyre instrumenteve është se efektet e tyre janë të lidhura me kohën , sepse në qoftëse p.sh tatimi nuk paguhet me kohë , nuk mund të grumbullohen mjete buxhetore , pa të cilat shteti nuk mund të kryej funksionet e tij.Instrumentet kredito-monetare : Me politikën monetarokreditore intervenohet në nxitimin e zhvillimit ekonomik du ke përcjellur masën e parasë në qarkullim dhe duke u dhënë kredi subjekteve ekonomike dhe firmave private me kushte të volitshme. Këto instrumente karakterizohen me shpërndarje të madhe institucionale , shteti i ndërmerr në mënyrë të befasishme dhe janë të fshehura. Kurset devizore-Janë instrumente të veqanta dhe nuk ndahen në grupe te posaçme , ato janë instrumente të forta dhe bëjnë ndryshime të fuqishme në ekonomi. Kurset devizore mund të jenë fiksë dhe individuale , të llojllojshme dhe fikse, apo unike dhe rrëshqitëse. Qëllimi i ndryshimit të paritetit të parasë është devalvimi apo revalvimi , për të stabilizuar çmimet dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e ekonomisë kombëtare në ndarjen ndërkombëtare të punës. Instrumentet e kontrollës direkte – Sipas natyrës këto instrumente janë të fuqishme , dhe shkaktojnë efekte të shpejta;ato shfrytëzohen në periudha të krizave në mënyrë që në afate të shkurtëra t’I zgjedhin problemet e grumbulluara ekonomike, dhe janë dyfish të dobishme , selektive dhe shkaktojnë efekt të madh. Klasifikohen zakonisht në instrumentet e kontrollit të mardhënieve të jashtme , kontrollit të çmimeve dhe shërbimeve , dhe lloje tjera të kontrolleve. Reforma e sistemit-Këto instrumente janë prezente në katër grupet e mëparshme , dhe ekzistojnë brenda sistemit ekzistues ekonomik.Të gjitha ndryshimet që ngjajnë brenda këtyre instrumenteve mund të maten.Me ndihmën e këtyre instrumenteve reformohet sistemi ,dhe atë me anë të ndryshimeve ligjore. Efikasiteti i reformave të sistemit varet nga interpretimi i ligjit , andaj interpretimi i ligjit konsiderohet instrument i fortë apo i dobët në zbatimin e reformave të sistemit. Instrumentet në teorinë ekonomike ndahen në : 1 Instrumentet e njohjes , 2 Instrumentet intervenuese , 3 Instrumentet intranacionale , 4 Instrumentet strukturale , dhe 5 Instrumentet e politikës ekonomike vijuese.
Instrumentet e njohjes – Këto lloje të instrumenteve shfrytëzohen në përgaditjen e vendimeve , sidomos në momentë të vështira ekonomike dhe sociale p.sh.pas luftërave. Qeveritë e shteteve me ndihmën e këtyre instrumenteve dëshirojnë të bëjnë shpërndarjen racionale të burimeve ekonomike të rralla, përgjithësisht këto instrumente kanë të bëjnë me sistemin e çmimeve , të të ardhurave , punësimin , politikën fiskale , tatimin etj. Instrumentet intervenuese-Këto instrumente për kah natyra janë komplekse dhe globale p.sh.kufizimi i kredive në nivelin nacional apo sektorial , kur me aksione të caktuara shteti dëshiron të mdihmoj ndonjë degë të ekonomisë , ose kur dëshiroj të ruaj standardin e popullsisë. Për kah karakteri janë buxhetore dhe tatimore , pra direkt vijnë nga pushteti publik dhe me ndihëm e tyre drejtpërsëdrejti preket në bazën e sistemit ekonomik. Instrumentet intranacionale – Këto instrumente i rregullojnë mardhëniet ekonomike në tërë territorin e shtetit , por mund t’i rregullojnë edhe brenda regjionit të tij , sektorit apo degës me qëllim që të lehtësohet qarkullimi i mallërave , kapitalit , njerëzve , ideve etj. Instrumentet strukturale-Në afate të gjata këto instrumente ndryshojnë bazën e funksionimit të ekonomisë kombëtare dhe strukturës së saj. Instrumentet e politikës ekonomike vijueseKy lloj i instrumenteve shërben për vendosjen në afat të shkurtër të gjendjes e cila ka devijuar nga parimet e caktuara ekonomike.Instrumente të tilla më së shpeshti përdoren në bujqësi , industri, hulumtime shkencore etj.
53.Si bëhet zgjedhja , selekcionimi dhe përdorimi i instrumenteve ? Zgjedhjen e instrumenteve e bëjnë subjektet e politikës. Subjektet me anë të instrumenteve intervenojnë me qëllim që të arrihen ndryshime të caktuara në jetën sociale. Te selekcionimi i instrumenteve ekonomike mund të aplikohen disa parime sepse selekcionimi nuk duhet të konsiderohet ndonjë zgjedhje e thjeshtë teknike. Gjatë selekcionimit duhet pasur parasysh anën politiko-sociale dhe anën teknike. Përdorimi i instrumenteve duhet të bëhet me kujdes të posaçëm nga ata që i përdorin, përdorimi i tyre duhet të bëhet duke e ditur se çfarë është intensiteti i instrumenteve, kur duhet të përdoren etj. 54.Rrethi i Ekonomisë së Aplikueshme ? Rrethi i Ekonomisë së Aplikueshme është komponenta e katërtë me radhë e Ekonomisë së Aplikueshme. Ekonomia e Aplikueshme suksesin apo dështimin e saj e tregon në rrethin apo ambientin e caktuar të territorit të caktuar. Pa
ekzistimin apo supozimin e rrethit nuk është e mundur të aplikohen masat e shtetit , nga edhe rrjedh se rrethi bëhet komponenta kryesore e Ekonomisë së Aplikueshme. Duhet dalluar rrethin fizik me rrethin shoqëror . Rrethi fizikpërcaktohet në mes pikave , drejtimeve , hapësirës dhe vëllimit.Elementet e strukturës së një ekonomie kombëtare janë të vendosura në hapësira të caktuara fizike dhe si të tilla shkaktojnë pasoja ekonomike , kështu p.sh.hapësirën gjeografike të vendit tonë mund t’a ndajmë në rrafsh-nalta , rrafsh-ulta , male dhe fusha etj. Shteti në mënyrë të posame duhet t’i kushtoj vëmendje të gjitha pjesëve të hapësirës. Rrethi shoqëror –paraqitet si pasojë e veprimtarive ekonomike njerëzore.Mund të definohet si tërësi e mardhënieve prodhuese në procesin e prodhimit , në të cilat ndikojnë akcionet konkrete ekonomikopolitike. Këtë rreth mund ta quajmë edhe strukturë ekonomike Kjo strukturë mund të ndryshohet edhe me mënyrë tjetër përveç në aksione ekonomiko-politike.
55.Kuptimi dhe struktura e Ekonomisë Kombëtare ? Në literaturën profesionale ekonomike kuptimi i Ekonomisë Kombëtare përkufizohet në mënyra të ndryshme.Kjo rrjedh nga fakti se ekonominë kombëtare e përbëjnë shume subjekte ekonomike dhe institucione tjera. Kur flitet për ekonominë kombëtare , atëherë mendohet në ekonominë brenda kufijve të një vendi. Në këtë kuptim ekonominë kombëtare e përbëjnë të gjitha të mirat materiale , si dhe personat fizik dhe juridik që kryejnë veprimtari ekonomike dhe shërbime të ndryshme brenda kufijve të shtetit të caktuar , e të cilët gjenden nën juridiksionin e tij. Struktura e ekonomisë së aplikueshme – për analiza më të përafërta është e nevojshme që ekonomia kombëtare të ndahet në njësi më të vogla , që kanë elemente të përbashkëta dhe që përafërsisht njësoj reagojnë në disa masa të politikës makroekonomike. Ndarja sektoriale e Ekonomisë së Aplikueshme bëhet në bazë të parimit : teknologjik , institucional dhe fuknsional. Parimi teknologjik – Në bazë të këtij parimi ekonomia kombëtare ndahet në lëmi të ndryshme ekonomike. Kjo ndarje përfshinë lëmitë kryesore ekonomike si : Industria e xehtaria –Industria paraqet lëmin kryesor prodhues ekonomik , e cila merret me prodhimin e mineraleve dhe të energjisë dhe me përpunimin e lëndëve të para me ndihmën e fuqisë mekanike. Xehtaria-merret me eksploatimin e xeheve dhe të mineraleve të tjera nga toka dhe i përgatit për përpunimin e mëtejshëm. Bujqësia – paraqet lëmin ekonomik që merret me prodhimin e produkteve bimore e blektorale dhe me përpunimin e tyre. Në kuptimin e gjerë në bujqësi përfshihet edhe peshkataria, pastaj bujqësia ndahet në :
lavërtari , blegtori,pemëtari ,bletari etj. Pylltaria – paraqet lëmin ekonomik që merret me kultivimin dhe eksploatimin e pyjeve , që në kuadër të vetë përfshinë edhe gjuetinë. Ekonomia e ujërave – paraqet lëmi të re ekonomike e cila merret me përcjelljen e shfrytëzimit të ujërave të ndërmarrjeve ekonomike , me procesin e mbrojtjes së sipërfaqeve tokësore dhe të objekteve nga vërshimet e ujërave. Ndërtimtaria – merret me ndërtimin dhe montimin e objekteve ndërtimore.Kjo lëmi ekonomike ndahet në :ndërtimtari të lartë , ndërtimtari të ulët dhe në instalime dhe punë përfundimtare ndërtimore. Komunikacioni dhe lidhjet-Kjo lëmi ekonomike merret me transportimin e njerëzve dhe të mirave materiale dhe transferimin e lajmeve prej një vendi në një vend tjetër. Komunikacioni ndahet në : tokësor , ujor dhe ajror , ndërkaq shërbimet dhe lidhjet ndahen në : postare , telegrafike dhe telefonike. Tregtia – paraqet poashtu lëmi ekonomike e cila merret me qarkullimin e mallërave dhe shërbimeve në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Sipas afarizmit territorial tregtia ndahet në : të brendshme dhe të jashtmë , ndërsa për kah mënyra e qarkullimit ndahet në : tregti me shumicë dhe pakicë. Hotelieria dhe Turizmi-Këto lëmi kanë shumë ngjajshmëri njëra me tjetrën. Hotelieria merret me ofrimin e shërbimeve ushqimore, të vendosjes dhe të dëfrimit të mysafirëve, kurse turizmi merret me bartjen e turistëve me qëllim të pushimit,dëfrimit,shërimit, qëndrimeve shkencore, vizitave të monumenteve historike etj. Zejtaria-Merret me prodhimin e të mirave materiale dhe kryerjen e shërbimeve duke përdorur fuqinë punëtore kualifikuese dhe shfrytëzimin e mjeteve personale të punës. Parimi institucional – Sipas parimit institucional ekonomia kombëtare ndahet në : Ndërmarrje – Këtu bëjnë pjesë të gjitha subjektet ekonomike , personat juridik dhe fizik , që merren me ekonomizim , pra me prodhime të të mirave materiale dhe të shërbimeve si dhe qarkullimin e mallërave dhe të parasë. Kësisoj ndërmarrjet paraqesin qelizën thelbësore të sistemit ekonomik të çdo vendi. Ekonomitë shtëpiake –Ekonomitë shtëpiake si bashkësi familjare ekonomike paraqesin intstitucion dominant në sferën e konsumit final , sepse konsumatorët paraqesin sektorin më të madh të ekonomisë kombëtare.Institucionet e administratës së përgjithshme – Në këtë sektor bëjnë pjesë të gjitha organet shtetërore si dhe institucionet e tjera të cilat kryejnë funksionin e pushtetit publik. Këto institucione janë bartës kryesor të konsumit publik , pra të shpenzimeve buxhetore të shtetit. Ekonomia fshatare – Ky sektor përfshinë ekonomitë e vogla familjare fshatare , si institucione që paraqiten në funskion të prodhuesit dhe të konsumuesit.Karakteristikë e këtij sektori është se prodhimtaria e tij ka karakter kryesisht natyror , d.m.th. autokonsum sepse prodhimet e veta
kryesisht konsumohen për nevojat e anëtarëve të familjes , dhe pjesërisht merr pjesë në treg. Parimi funksional – Sipas këtij parimi ekonomia kombëtare ndahet në disa sektorë , të cilat kanë funksione të ndryshme në riprodhimin e zgjeruar. Këta sektorë janë : Sektori i prodhimtarisë – Ky sektor përfshin bilancin e gjithëmbarshëm të të gjitha mjeteve disponabile dhe mënyrën e prodhimit të tyre .Sektori i prodhimtarisë paraqet bilancin kryesor të rrjedhave ekonomike në ekonominë kombëtare. Përmes këtij bilanci pasqyrohet inputi dhe outputi i lëmive prodhuese të ekonomisë kombetare. Të hyrat dhe të dalat e popullsisë – Ky sektor pasqyron pjesëmarrjen e popullsisë në shfrytëzimin e mjeteve disponabile dhe mënyrën e shpërndarjes dhe rishpërndarjes në ekonominë kombëtare. Me fjalë të tjera ky sektor tregon nivelin e standardit jetësor të popullsisë , përkatëisht fuqinë blerëse të popullsisë. Të hyrat dhe të dalat e lëmive joprodhuese-ky sektor paraqet bilancin e burimit të të hyrave dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve disponabile nga organet shtetërore dhe shërbimet shoqërore , nga i cili pasqyrohen rrjedhat e rishpërndarjes së këtyre mjeteve, me një fjalë ky sektor paraqet të hyrat dhe të dalat publike të shtetit. Konsumi personal dhe i përbashkët – tregon mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve disponabël për konsumin final , si nga popullsia ashtu edhe nga subjektet ekonomike. Përmes konsumit personal shprehet niveli i standardit të popullsisë, ndërsa përmes konsumit të përbashkët shprehet standardi i përgjithshëm shoqëror. Sektori i investimeve – Ky sektor paraqet bilancin e burimeve të mjeteve të akumulimeve dhe mënyrën e konsumit të tyre, nga i cili vërehen rrjedhat e shpërndarjes , të rishpërndarjes dhe konsumit në ekonominë kombëtare.Investimet si faktorë material paraqesin bazën në të cilën mbështetet zhvillimi aktual dhe perespektiv i ekonomisë kombëtare. Sektori i mardhënieve me botën – Ky sektor pasqyron bilancin e transakcioneve ekonomike të vendit në ekonomi të vendeve të tjera të botës. Përmes këtij sektori pasqyrohet importi i mallërave dhe i shërbimeve nga vendet e tjera të botës , si dhe eksporti i mallërave dhe i shërbimeve të vendit në vendet e tjera të botës.
56.Nocioni i begatisë së prodhuar dhe si ndahet ajo? Me begati të prodhuar kuptojmë të gjitha të mirat materiale që janë rezultat i punës së njeriut. Kështu begatia e prodhuar ndryshe nga pasuritë natyrore është rezultat i punës së njeriut dhe paraqet të mirat e gjithëmbarshme të prodhuara materiale të cilat një vend i ka në momentin e dhënë. Marrë
globalisht begatia e prodhuar ndahet në :fondet kryesore dhe fondet xhiruese.Fondet kryesore-funksionin bartës të zhvillimit ekonomik në çdo vend e kanë fondet kryesore , e në kuadër të tyre fondet prodhuese. Fondet kryesore ndahen në : 1 Fondet kryesore në lëmitë ekonomike , 2 Te mirat publike , dhe 3 Lëmitë joekonomike. Ekzistojnë disa forma për të shprehur vlerën e fondeve prodhuese si : vlerat furnizuese të cilat paraqesin vlerën furnizuese të mjetit , duke i inkorporuar aty edhe shpenzimet e transportit dhe të instalimit , vlerën e tanishme e cila fitohet kur nga vlera furnizuese heqin vlerën e hargjuar të amortizimit, pra vlera e tanishme paraqet një gjendje reale , vlera e re e cila paraqet vlerën që duhet paguar sikur të blehet mjeti i ri i cili tanimë gjendet në përdorim, dhe vlera e tregut e cila paraqet vlerën e cila do të arrihej me rastin e shitjes së mjeteve përkatëse në treg. Fondet xhiruese – Në Literaturë si fonde xhiruese zakonisht nënkuptohen stoçet apo rezervat.
57.Ç’kuptojmë me Modelin e Ekonomisë së tregut ?
Ekonomia e tregut sipas karakterit , është liberale , e në pikëpamje teorike mbështetet në teorinë e ekuilibrit të përgjithshëm. Në modelin e Ekonomisë së tregut ligjet ekonomike ( oferta dhe kërkesa )veprojnë në mënyrë të lirë. Në këto kushte rregullator kryesor i tregut paraqitet oferta agregate dhe kërkesa agregate. Veprimi i ndërsjelltë i këtyre përcakton çmimin e tregut.Lartësia e çmimeve varet nga oferta dhe kërkesa. Në qoftëse oferta është me e madhe se kërkesa , bie çmimi , dhe anasjelltas , nëse kërkesa është më e madhe se oferta ngritet çmimi.
58.Çka kuptojmë me periudhën e tranzicionit ? Procesin e tranzicionit mund t’a përkufizojmë si periudhë kalimtare nga një shoqëri etatiste burokratike me një regjim autarkik dhe njëpartiak,në një shoqëri demokratike me pluralizëm politik, si dhe kalimin nga ekonomia e dirigjuar dhe me plan në ekonomi të tregut dhe pluralizëm të pronës.
59.Përgjithësisht mbi procesin e privatizimit ?
Në kuadër të procesit të tranzicionit , procesi i privatizimit paraqet hallkën kryesore pa të cilën nuk mund të kenë sukses reformat ekonomike dhe shoqërore që janë rezultat i këtyre proceseve. Problem në vete në këtë drejtim paraqitet zgjedhja e modelit të privatizimit.Në jetën praktike të vendeve të cilat kanë kaluar apo gjenden në periudhën e tranzicionit janë zbatuar modele të ndryshme të privatizimit. Marrë globalisht ekzistojnë dy modele kryesore të privatizimit : 1 Modeli i privatizimit të shpejtë përmes konceptit“Shok terapisë “ i njohur me emrin modeli “ Big Gang“ 2 Modeli i privatizimit gradual, i njohur me emrin modeli “Step by step “ apo “hap pas hapi “. Modeli i parë i privatizimit është aplikuar në shumicën e vendeve në tranzicion të cilën e përkrah edhe FMNja dhe rezultatet janë më të shpejta. Ky model është zbatuar në Poloni , pastaj në etapën e parë të reformës në Rusi etj. Modeli i dytë i privatizimi pra i ashtuquajturi gradual është zbatuar në një numër më të vogël vendesh në tranzicion.Edhe përkundër të metave që ka ky model, duke u mbështetur në përvojën e deritashme , mund të themi se ai është treguar më i suksesshëm në krahasim me modelin e parë, dhe si i tillë po gëzon përkrahje më të madhe në procesin e privatizimit në të gjitha vendet që gjenden në tranzicion. Ky koncept ka këto përparësi ndaj të parit :
1.Së pari : Në rend të parë vë efikasitetin ekonomik dhe aftësimin e ekonomisë kombëtare me qëllim të inkuadrimit të saj në tregun botëror , 2.Së dyti : Niset nga fakti se ndërrimet e institucioneve të tregut dhe futja e sistemit të ri të vlerave nuk mund të bëhet brenda natës , por janë procese graduale , dhe 3.Së treti : Nuk e mohon ekzistimin e pronës publike apo shtetërore te ndërmarrjet e mëdha,dhe ato me rëndësi vitale.
Procesi i privatizimit për të pasur sukses në vete duhet ngërthej elemente të shumta si : Rregullativën juridike e cila paraqet varg ligjesh që duhet përgaditur para se të filloj procesi i privatizimit. Pa bazë juridike nuk mund të ketë efikasitet procesi i privatizimit sepse është proces i cili tangon shumë fusha ekonomike , shoqërore , socialo-politike. Qasjen ekonomike – Ky aspekt i procesit të privatizimit paraqet një reformë të përgjithshme ekonomike. Efikasiteti i privatizimit nuk mbështetet vetëm në ndryshimin e pronësisë, por në ndryshimin strukturor dhe konkurencial të ekonomisë së Kosovës. Ekzistojnë shumë faktorë që shprehen në efikasitetin ekonomik të procesit të privatizimit çka do të thotë se ai nuk mund të bëhet ad hoc dhe pa një analizë komplekse ekonomike paraprake. Përcaktimi i periudhës kohore – Që të jetë efikas procesi i privatizimit duhet të përcaktohet periudha kohore , pra fillimi dhe mbarimi i tij .Ky proces nuk mund të jetë kohësisht i padefinuar , sepse me kohëhumbë aktualiteti , funksionaliteti dhe efikasiteti i tij në proceset ekonomike. Çështja e pronës dhe pronësisë – Poashtu paraqet problem në vete pasi në këtë drejtim Kosova ka specifikat e veta.Andaj në procesin e privatizimit në Kosovë duhet përfshirë të gjitha kohët e shkuara sepse në forma të ndryshme shqiptarët e Kosovës u privuan nga e drejta e pronës në regjimin Jugosllav dhe atë në mënyra nga më të brishtat. Pas luftës në bazë të rezolutës 1244 , shtylla e IV e angazhon AKM-në që të marrë mbi vete organizimin e procesit të privatizimit. Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit për realizimin e procesit të privatizimit ofroi vetëm dy forma : Modelin spin off dhe likuidimin. Modeli spin off paraqet modelin më të pasuksesshëm deri më tani që është zbatuar në procesin e privatizimit. Praktika e vendeve të cilat e kanë zbatuar këtë model të privatizimit tregon se spin off ka dështuar dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në Kosovë. Sipas këtij modeli në procesin e privatizimit do të përfshihen të gjitha subjektet ekonomike në pronësi shoqërore që kanë afarizëm të suksesshëm , kurse ndërmarrjet tona do t’i nënshtrohen likuidimit. Sipas modelit spin off , ndërmarrësi apo investitori i ri nuk mban kurfarë përgjegjësie për punëtorët që kanë punuar më parë apo që punojnë tani në ndërmarrjet me pronësi shoqërore. Procesi i privatizimit ka pasur mjaft probleme , e ndër më kryesoret janë : papërgjegjësia e investitorëve të rinjë të firmave të ndryshme, mosdhënia e 20 % të punëtorëve , mungesa e prodhimit etj.
60. Kuptimi i Sistemit Devizor ? Sistemi devizor paraqet një nënsistem të sistemit ekonomik dhe varet nga vet natyra e sistemit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror të vendit. Marrë globalisht mund të thuhet se sistemi devizor paraqet një varg dispozitash ligjore me të cilat rregullohet , kufizohet ose ndalohet qarkullimi i mallërave dhe i shërbimeve me botën, të fituarit dhe të disponuarit me deviza , si dhe të gjitha pagesat me botën.Për nga forma sistemi devizor : i ashpër , dhe i lirë . Sistemi i ashpër devizor-është atëherë kur me dispozita ligjore rregullohet çdo qarkullim i mallërave dhe i shërbimeve me botën , çdo pagesë dhe arkëtim nga bota si dhe fitimi dhe disponimi me deviza. Ky sistem devizor u përgjigjet vendeve që kanë sistem centralist të udhëheqjes në ekonomi. Sistemi i lirë devizor – është atëherë kur me dispozita ligjore është e rregulluar vetëm një pjesë e qarkullimit të mallërave dhe shërbimeve , vetëm disa pagesa dhe arkëtime me botën , apo vetëm disa forma të fitimit dhe të disponimit me deviza. Andaj , në sistemin liberal devizor shume transakcione ekonomike me botën e një vendi i kryejnë subjektet ekonomike dhe institucionet tjera pa ndërhyrjen e shtetit. Sido që të jetë në kuadër të sistemit devizor , dispozitat ligjore rregullojnë këto çështje : pagesat në afarizëm me botën , blerja dhe shitja e devizave , fitimi dhe disponimi i devizave , mënyra e funksionimit të tregut devizor , kontrolli devizor etj. Devizat – paraqesin para të huaja me të cilat disponon shteti , subjekti juridik apo personi fizik në botën e jashtme.Në fillim devizat ishin kambiale , të cilat shpreheshin në valutë të huaj dhe ishin mjet pagese në botën për të cilat në vend duhej deponuar kundërvlerën përkatëse në monedhën kombëtare. Aktualisht devizat janë të gjitha kërkesat e arkëtuara në botë në mjete të jashtme të pagesës.Tani vetëm kjo formë është e pranueshme në afarizmin devizor në mes të bankave që bëjnë pagesën me botën. Valuta – për kah kuptimi i vendit valuta shpreh paranë e huaj me të cilat disponon një vend , pa marrë parasysh prejardhjen e tyre . Kursi devizor-paraqet vlerën e valutës së huaj të shprehur në njësinë monetare të vendit dhe anasjelltas , çmimin e monedhës së vendit të shprehur në valutën e huaj.Kursi devizor mund të jetë direkt dhe indirekt. Kursi devizor direkt shpreh raportin e valutës nacionale ndaj valutave të huaja, përkatësisht sa njësi monetare të vendit duhet dhënë për një osë njëqind njësi të valutës së huaj p.sh.1€ = 120 lek.Ndërkaq mënyra indirekte
e shprehjes së kursit devizore e paraqet formën inverze të kursit të drejtpërdrejt , pra shpreh vlerën e një njësie të valutës nacionale ndaj valutës së huaj p.sh.120 lek = 1€. Tregtia devizore-përfshin blerjen dhe shitjen e devizave të valutave të ndryshme për valutë të vendit , në mes bankave dhe personave të tjerë në kuadër të një vendi, apo në mes vendeve të ndryshme. Veprimtaria devizore-paraqet tregtinë me mjete të huaja të pagesës edhe atë të devizave si formë e pagesës dhe e kambialeve , e çeqeve dhe e valutave në formë të njësisë monetare.
61.Faktorët nga të cilët varet struktura e tregut ? Ekzistojnë faktorë të shumtë nga të cilët varet struktura e tregut , por po përmendim një pjesë me rëndësi të tyre : Vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare-paraqet një faktorë të një rëndësie të madhe ngase vet struktura e prodhimit të ekonomisë vendore paraqet faktorin kryesor që e përmbushë tregun kombëtar.Nëse vëllimi i prodhimit është i madh , tregu do të jetë më i furnizuar , pra oferta do të jetë më e madhe, dhe anasjelltas. Lartësia e të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre – Niveli i të ardhurave kombëtare varet nga niveli i zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës, ndërkaq nga lartësia dhe mënyra e shpërndarjes funksionale të të ardhurave kombëtare varet fuqia blerëse e konsumatorëve, përkatësisht kërkesa agregate në treg. Paisja teknike e tregut – S’ka dyshim se paisja teknike e tregut ka ndikim të posaçëm në vëllimin dhe strukturën e tregut.Niveli teknik , përkatësisht furnizimi i tregut me stabilimente të ndryshme teknike ndikon në ruajtjen e vlerës së përdorimit të mallërave nga aspekti kohor prej momentit të prodhimit e deri te konsumi i tyre. Faktori subjektiv – Numri dhe struktura e popullsisë (gjinore , moshore , ekonomike , sipas përkatësisë fetare etj ) paraqesin faktorë të rëndësishëm në formimin e tregut kombëtar të çdo vendi. Numri i popullsisë-Shtimi i popullsisë dhe struktura e saj kërkojnë edhe rritjen e nevojave për të mira materiale si nga sasia ashtu edhe nga struktura , dhe me të paraqet nevojën e zgjerimit të tregut. Struktura socio-ekonomike e popullsisë –Ndryshimi i strukturës ekonomike të popullsisë në vete kushtëzon edhe ndryshimin e ofertës dhe të kërkesës në treg. Nevojat e popullsisë bujqësore(fshatare ) dhe jobujqësore(urbane) janë të ndryshme , gjë që paraqesin element të rëndësishëm dhe duhet pasur parasysh gjatë furnizimit të tregut. Struktura moshore,gjinore dhe fetare e popullsisë-Për vëllimin dhe strukturën e tregutt është me rëndësi të posaçme të vëzhgohet edhe struktura e popullsisë sipas gjinisë , moshës , dhe përkatësisë fetare. Nevojat
e meshkujve dhe të femrave janë të ndryshme , p.sh.në veshëmbathje , që kërkon edhe asortiment përkatës të mallërave,pastaj nevojat e fëmijëve me ato të pleqve ndryshojnë shumë. Poashtu veshëmbathja dhe ushqimi për nga përkatësia fetare ndryshon , që shprehet në strukturën e të mirave materiale në tregun e vendit përkatës etj. Komunikacioni-paraqet faktor të rëndësishëm , jo vetëm në formimin e tregut kombëtar , por edhe atë botëror.Siç dihet komunikacioni mundëson bartjen e mallit prej prodhuesit deri te konsumuesi , pra lidhë prodhuesin me konsumuesin. Përmes komunikacionit gjithashtu bëhet edhe shpërndarja territoriale e të mirave materiale që mundëson furnizimin me mallëra të ndryshme pjesët e caktuara të vendit , apo vendet e caktuara të botës , dhe në këtë mënyrë mban balancimin e tregut kombëtar dhe botëror.
62.Masat për stabilizimin e tregut ?
Në ekonominë e tregut , përkatësisht në kushtet e formimit të raporteve të lira në mes ofertës dhe kërkesës , është e mundshme edhe paraqitja e ç’rregullimeve apo e mosstabilitetit në tregun kombëtar. Harmonizimin e tregut , përkatësisht të ofertës dhe kërkesës , në masë të madhe e mundësojnë masat për stabilizimin e tregut e të cilat janë: Masat administrative-Masat administrative i ndërmerr shteti me qëllim të stabilizimit të tregut kombëtar.Ato paraqesin masat me të cilat shteti në mënyrë të drejtpërdrejt intervenon në sferën ekonomike, përkatësisht në rregullimin e raporteve në mes ofertës dhe kërkesës, p.sh.nëse importi imallërave ç’rregullon rrjedhat ekonomike në vend , atëherë shteti me instrumentet e politikës së tregtisë së jashtme( kontigjenteve , ndalesave etj) zvogëlon apo rritë importin e tyre dhe në këtë mënyrë stabilizon tregun vendor në mënyrë administrative. Masat ekonomike-Stabilizimi i tregut me masa ekonomike nuk i cënon të drejtat subjekteve ekonomike që ato në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë raportet ekonomikë në mes vete. Marrja konkrete e këtyre masave varet prej situatës që ekziston në tregun kombëtar p.sh. çështja e punësimit do të zgjidhet në bazë të ofertës dhe të kërkesë së fuqisë punëtore në tregun e punës. Masat me karakter afatshkurtër – janë ato masa me të cilat shteti intervenon në treg me masa administrative apo ekonomike prej të cilave menjëherë mund të priten efektet e stabilizimit të raporteve reciproke në mes ofertës
dhe kërkesës në tregun kombëtar p.sh.në këto masa mund të bjerë zvogëlimi i kredive për disa qëllime apo për shfrytëzues të caktuar, që ka për qëllim ndalimin e inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve. Masat me karakter afatgjatë-Këto masa ndikojnë në evitimin e shkaqeve të mosstabilitetit të tregut .Efektet e tyre nuk janë të menjëhershme , siç ishte rasti te masat afatshkurtëra, por në një periudhë të gjatë kohore ato ndikojnë ne stabilizimin e tregut vendor d.m.th. në harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në masë të caktuar. Duhet përmendur edhe disa masa të tjera të cilat ndikojnë në harmonizimin e ofertës dhe kërkesës e ato janë : rritja e vëllimit të prodhimit , importi intervenues , shfrytëzimi i rezervave, zvogëlimi i masës monetare etj.
63.Kuptimi i nivelit jetësor ? Niveli jetësor i popullsisë së një vendi varet nga shkalla zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës në një anë , dhe në anën tjetër , shpreh shkallën sasiore dhe cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jomateriale të njeriut.Për përcaktimin e nivelit jetësor merren kryesisht këta tregues të drejtimit : Treguesit e përgjithshëm-shprehin standardin jetësor,janë të shumëllojshëm , dhe , sipas tyre matet shkalla e plotësimit të nevojave ekzistenciale të popullsisë. Në këtë grup të treguesve bën pjesë : veshëmbathja ,banimi , shërbimet e ndryshme komunale ,shëndetësia , arsimi , kultura etj. Treguesit diferencial – Me këta tregues bëhet përcaktimi i dallimeve të nivelit jetësor në mes të disa grupeve socio-ekonomike të popullsisë së një vendi,madje dallimet territoriale të standardit jetësor , qoftë në vend apo në përmasa ndërkombëtar, dallimet mes fshatrave e qyteteve , në mes të profesioneve të ndryshme etj. Treguesit e punës – Me këta tregues përcaktohen kushtet e punësimit , të papunësisë , kushtet e vendit të punës , koha e punës , pushimi në punë, përshtatja e vendit të punës , mosha në raport me vendin e punës , mundësitë e përshtatjes së vendit të punës dhe të detyrave të tij etj.Pra në këtë tregues përfshihen të gjitha elementet që kanë të bëjnë me punësimin , përkatësisht me papunësinë e popullsisë si element që shpreh nivelin e jetesës. Treguesit politiko-shoqëror-Me këta tregues përcaktohet pozita shoqërore dhe politike e njeriut si: ndikimi i njeriut në jetën politike , në udhëheqje , në marrjen e vendimeve dhe në udhëheqjen me ndërmarrje dhe në marrjen
pjesë të drejtpërdrejt në shpërndarjen e të ardhurave dhe në fazat e tjera të prodhimit.
64.Konsumi final dhe komponentet themelore të tij? Kur flitet për konsumin, gjithnjë mendohet për konsumin final , i cili zë vend të veqantë në politikën aplikative makroekonomike. Komponentet kryesore të tij janë : Konsumi personal – i cili paraqet konsumin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi në periudhë të caktuar kohore.Duke u mbështetur në përmbajten e konsumit individual , marrë globalisht mund të themi se ai përbëhet prej dy komponenteve kryesore : prej mjeteve monetare dhe prej konsumit natyror. Konsumi shtetëror-paraqet atë formë të plotësimit të nevojave të popullsisë që nuk mund të organizohen individualisht , e që janë në interes të përgjithshëm të popullatës së atij vendi. Investimet-nga aspekti i konsumit final paraqesin komponentë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare. Investimet si faktor materail zënë vend të konsiderueshëm në konsumin final të ekonomisë kombëtare.
65.Kuptimi i tregtisë së jashtme , importit ,eksportit ? Tregtia e jashtme paraqet një veprimtari të rëndësishme të lëmit të tregtisë dhe të ekonomisë në përgjithësi, e cila merret me mardhëniet ekonomike të një vendi me vendet e tjera të botës në sferën e shitjes dhe të blerjes së mallërave dhe kryerjen e shërbimeve. Andaj tregtia e jashtme përfshinë veprimet tregtare të eksportit dhe të importit të mallërave, përkatësisht të transakcioneve ekonomike të vendit me vendet tjera të botës. Në kushtet e zhvillimit bashkëkohor ekonomik ndërkombëtar nuk mund të ketë ekonomi autarkike, edhe vendet më të zhvilluara të botës pa tregti të jashtme nuk mund t’i plotësojnë nevojat e veta e as të zhvillohen ekonomikisht. Eksporti – Paraqet shitjen e mallërave dhe të shërbimeve të ndryshme të një vendi me vendet e tjera të botës.Me fjalë të tjera , eksporti paraqet formë të tregtisë së jashtme , përmes veprimtarisë të së cilës një vend luan rolin e furnizuesit me të mira materiale dhe shërbime të ndryshme ndaj vendeve të
tjera. Me anë të eksportit një vend këmben të mira materiale, të cilat janë mbi vëllimin e nevojave të popullsisë së vendit dhe bën shërbime tjera , duke i siguruar në këtë mënyrë të ardhura vendit , të cilat i shërbejnë për t’i paguar borxhet ndaj vendeve tjera. Struktura e eksportit të mallërave varet nga niveli i zhvillimi të forcave prodhuese të vendit, kështu vendet e zhvilluara eksportojnë zakonisht produkte finale , çmimi i të cilave në tregun botëror është i lartë dhe në këtë mënyrë realizojnë të ardhura kombëtare më të mëdha për vendin e tyre , ndërsa vendet jo mjaft të zhvilluara , zakonisht eksportojnë lëndë të para ,ose produkte bujqësore , çmimet e të cilave në tregun botëror janë të ulta , që reflektohen në realizimin më të vogël të të ardhurave kombëtare. Importi – Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe të shërbimeve të ndryshme.Pra, përmes kësaj forme të tregtisë së jashtme bëhet importimi i të mirave materiale që paraqesin nevojën për t’u siguruar riprodhimi i zgjedhur , e të cilat nuk prodhohen apo nuk mund të prodhohen në vendin përkatës, andaj importi mundëson të bëhet furnizimi me të mira materiale deri te të cilat në mënyrë tjetër nuk mund të arrihet , për nevojat e ekonomisë kombëtare.
66.Cilët janë faktorët që kushtëzojnë tregtinë e jashtme ?
Faktorët që kushtëzojnë tregtinë e jashtme janë : Shpërndarja e pabarabartë e pasurive natyroreLëndët e para që janë bazë materiale e çdo prodhimi në shoqëri janë të shpërndara në pikëpamje gjeografike në mënyrë jo të barabartë në botë, prandaj sot nuk ekziston asnjë vend në botë , pa marrë parasysh madhësinë e tij, i cili ka sasi të mjaftueshme të lëndëve të para dhe të mirat e tjera materiale për nevojat e zhvillimit ekonomik të tij, kështu që të gjitha vendet janë të detyruara të importojnë lëndët e para nga vendet tjera me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre për procesin e prodhimit të të mirave materiale apo të shërbimeve. Zhvillimi i pabarabartë dhe kushtet e ndryshme të prodhimit-Në bazë të nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese sot ekzistojnë shpërpjesëtime të mëdha në mes vendeve të ndryshme të botës.Kështu vendetindustrialisht shumë të zhvilluara prodhojnë produkte finale , vendet ekonomikisht jo mjaft të zhvilluara prodhojnë prodhimet parësore, andaj për zhvillimin e ekonomive të veta kombëtare , këto dy grupe vendesh të botës kanë nevojë të këmbejnë në mes vete qoftë resurse natyrore apo të mirat e
prodhuara.Niveli i shpenzimeve të prodhimit –Ndarja ndërkombëtare e punës ka bërë të mundshëm që ekonomia e një vendi të paraqitet me përparësitë e saj prodhuese në nivel të sektorit.Në shumë vende të botës ekzistojnë firma dhe degë të ndryshme të cilat për shkak të madhësisë së tyre prodhuese realizojnë të ardhura të larta apo kanë shpenzime të ulëta për shpenzimet e prodhimit. Kjo atyre u mundëson të jenë konkurente të forta në tregun botëror, pra nivel sa më i ulët i shpenzimeve të prodhimit nënkupton rritje të të ardhurave për çdo produkt të prodhuar. Zhvillimi i komunikacionit – Si në kuadër të vendit , ashtu edhe në përmasa ndërkombëtare , zhvillimi i komunikacionit ndikon në ndarjen territoriale të punës. Ai në fillim ka mundësuar lidhshmërinë e rajoneve dhe të vendeve të botës në një treg botëror dhe njëherit ka shpejtuar procesin e shkëmbimit ndërkombëar të mallërave.Pra komunikacioni bën të mundshëm importimin e mallërave për të cilat ka nevojë njëri vend dhe eksportimin e të mirave materiale të një vendi në vendet tjera.
67.Kuptimi i instrumenteve të tregtisë së jashtme ?
Me qëllim të zbatimit të politikës së tregtisë së jashtme përcaktohen edhe instrumentet kryesore të kësaj fushe ekonomike. Nga forma e pruarjes dhe e zbatimit të gjitha instrumentet e politikës së tregtisë së jashtme i ndajmë në : Masat nacionale apo të shtetit-të cilat paraqesin formën kryesore të organizimit të politikës së tregtisë së jashtme në kuadër të ekonomisë kombëtare , dhe Masat ndërkombëtare – të cilat mund të jenë me karakter bilateral dhe multilateral. Si instrument kryesor i politikës së jashtme janë kontratat ndërkombëtare ekonomike me të cilat rregullohen mardhëniet e ndërsjella ekonomike mes dy e më shume vendeve.
68.Çka paraqesin doganat ,dhe cilat janë llojet e tyre ?
Doganat paraqesin një lloj tatimi që i paguhet shtetit me të cilin ngarkohet malli me prejardhje të vendit apo të jashtëm, i cili kalon kufirin shtetëror, pa marrë parasysh se a është fjala për mallin e importuar, të eksportuar apo
tranzit.Doganat si instrument i ekonomisë së jashtme kryesisht kanë karakter të mbrojtjes së ekonomisë kombëtare , si dhe burim kryesor të mjeteve buxhetore të shtetit. Dallojmë këto lloje doganash : Doganat fiskale-paraqesin burim financiar mjaft të rëndësishëm të të hyrave publike të shtetit.Mjetet nga doganat i grumbullon vetëm shteti përmes organeve të veta përkatëse më konkretisht përmes shërbimit doganor. Doganat ekonomike apo mbrojtëse-kanë për qëllim mbrojtjen dhe nxitimin e zhvillimit të ekonomisë kombëtare.Me dogana ekonomike rritet aftësia konkuruese e ekonomisë së vendit me tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ekzistojnë edhe dogana të tjera siç janë : doganat eksportuese, importuese,transite,vlerësore , diferenciale, preferenciale , luftarake ndëshkuese etj. 69.Çka janë ndalesat,sistemi i lejeve dhe kontigjentet ? Ndalesat paraqesin masë shtetërore dhe instrument të rëndësishëm të politikës së tregtisë së jashtme , me të cilën ndalohet importimi , eksportimi, apo transiti i të gjitha apo disa llojeve të mallërave, e që vlen për të gjitha apo për disa vende. Ndalesa e importit bëhet me motive të ndryshme të sigurisë shëndetësore apo morale p.sh.ndalimi i importimin të armëve, i drogës , apo i revistave pornografike etj.ndërsa ndalesa e eksportit zakonisht arsyetohet me motive të sigurisë së ekonomisë kombëtare p.sh.sigurimi i ushqimit për nevojat e popullit, i lëndëve të para për nevojat e industrisë së vendit etj. Përpos këtyre llojeve të ndalesave kemi edhe ndalesa të motivuara politikisht që ndryshe quhen embargo , të cilat bëhen me qëllim të presionit politik ndaj vendit të cilit i bëhet embargoja. Sistemi i lejeve-me të cilin shteti përcakton në mënyrë të përpiktë llojet dhe sasitë e mallërave që mund të importohen apo të eksportohen.Nëse një mall nuk është përfshirë në listën e lejeve , ai nuk mund as të importohen as të eksportohet. Kontigjentet-paraqesin dispozitat me të cilat lejohet madhësia maksimale e importit apo eksportit të prodhimit të caktuar në periudhë të caktuar kohore.
70.Kuptimi i bilancit të tregtisë së jashtme dhe i pagesave ? Bilanci i tregtisë së jashtme-paraqet mardhëniet e ndryshme ekonomike të një vendi me vendet e tjera të botës të përfshira në një periudhë të caktuar
kohore që zakonisht merret një vit kalendarik, pra këtu përfshihen të gjitha transakcionet ekonomiketë një vendi me botën. Kuptimi i bilancit të pagesave-bilanci i pagesave përfshinë të gjitha llojet e transakcioneve ekonomike të shprehura në vlerë të një vendi ndaj vendeve të tjera të botës në periudhë të caktuar kohore, që poashtu merret një vit.
71.Kuptimi i Shtetit të mirëqenies sociale ? Shteti i mirëqenies sociale mund të përcakohet shteti i cili kujdeset që të siguroj një jetesë të përshtatshme normale për shtetasit, me synimin e arritjes së mirëqenies së përgjithshme të tyre. Shtetin e mirëqenies sociale e veçojnë tri karakteristika të përbashkëta e këto janë : Kryerja e funskionit social për sigurimin e jetesës së përshtatshme të shtetasve dhe minimizimin e të kqijave apo vuajtjeve-Është kjo karakteristikë që nga njëra anë veçon kuptimin e politikave që ndërmirren në trajtën e një angazhimi institucional , ndërsa në anën tjetër angazhimi për një jetesë të përshtatshme jepet në kuptimin e sigurimit të standardit themelor të jetesës. Sistemi i mjeteve financiare të aprovuara shoqërisht-nga njëra anë shpreh realizimin e shpenzimeve financiare duke veçuar nivelin e shpenzimeve sociale adekuate si reflektim i angazhimit të shteit ndaj jetesës normale dhe ndaj mirqeniës së shtetasve, e nga ana tjetër do të thotë se nuk mund të ketë mirëqenie sociale nëse shoqëria nuk aprovon veprimet që synojnë për një gjë të tillë. Shërbime sociale në të gjitha nivelet e strukturës sociale-paraqesin një shprehje të synimit për një mirëqenie sociale të përgjithshme, që në thelb del tej kuadrit të kushteve të zakonshme e aq më tepër të atyre minimle të jetesës. Sigurimet sociale paraqesin një komponentë të fuqishme të çdo sistemi ekonomiko-social sepse fuqizohet shteti , përmes sigurimit të mirëqenies së qytetarëve të tij e që mundësohet përmes : sigurimeve shëndetësore , sigurimi i nënave për fëmijë , sigurimi për dëmtimet në punë , sigurimet për pension pleqërie, sigurimi i invaliditetit , sigurimi i paaftësisë për punë , asistencat e ndryshme sociale etj. Një rëndësi të madhe gjatë zhvillimit dhe përsosjes së shtetit të mirëqenies social kanë luajtur edhe faktorët demografik , faktorët ekonomik , faktorët politik , faktorët e jashtëm etj.
Verejtje : Kjo skripte eshte dizajnuar vetem per nevojat e
studenteve,ndalohet çfarëdo keqperdorimi. Lexim te kendshem dhe sukses ne Provim.